Bazuar në kompetencat e Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) që dalin nga Statuti, gjegjësisht Neni 23, si dhe në përputhje me Rregulloren e Punës së Bordit të FBK-së, më 01.03.2024, pas shqyrtimit të rrethanave organizative, Bordi i FBK-së ka marrë vendim që Kuvendi i Punës i FBK-së të shtyhet për datën 13.03.2024 (e mërkurë).
Vendi i organizimit mbetet i njëjtë "Innovation&Training Park Prizren" ITP nga ora 16:30.
Kuvendi ishte paraparë të zhvillohet më 6 mars.