Basketbollistja e Kosovës, Astera Tuhina ka prodhuar sërish një ndeshje të madhe për Washington State Women’s.
Në fitoren ndaj Kolorados 72:63, ajo e mbylli ndeshjen me 14 pikë, gjashtë kërcime, tri asistime dhe një top të vjedhur.
Tuhina është në formë të lartë në SHBA dhe kjo është një lajm i mirë edhe për Kosovën.
Në Prishtinë, më 25-30 qershor zhvillohet FIBA Kampionati Evropian për Shtete të Vogla, ku Astera është pjesë e Dardaneve, që për herë të parë luajnë në shtëpi.
Astera shihet si një nga basketbollistet më të ardhme të ndritur.