Trepça ka shënuar fitore të thellë ndaj Istogut me rezultat 140:48 (31:9, 44:12, 41:11, 24:16), në javën e 22-të të Prince Caffe Superligës.
Ndeshja në fakt nuk kishte histori, ku mitrovicasit dominuan nga fillimi deri në fund. Istogu pas Kupës ka larguar lojtarët e huaj dhe të gjitha forcat i ka përqendruar te vendorët. Nga fillimi epërsia e mitrovicasve u rrit minutë pas minute duke triumfuar në fund, 140:48.
Shtatë basketbollistë shënuan pikë dyshifrore te vendasit, derisa indeksin më të lartë e kishte Devonte Upson 37, duke e mbyllur ndeshjen me 23 pikë, nëntë kërcime e katër asistime, kurse te mysafirët, Donat Rexhepi e mbylli ndeshjen me 18 pikë e tetë kërcime.
Trepça është lidere me 20 fitore e dy humbje, kurse Istogu i fundit me një fitore e 21 humbje.