13/03/2024 FBK

Mbahet Kuvendi i Punës i FBK-së

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka mbajtur Kuvendin e Punës.

Në këtë Kuvend morën pjesë 25 delegatë nga 32, që ishte e mjaftueshme për të vazhduar.

Kuvendi filloi me një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Nexhdet Hoxhës, kurse Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu e hapi Kuvendin, me përvjetorin e nëntë të pranimit të Kosovës në FIBA.

Më pas, Fetahu ka prezantuar punën që është bërë nga Federata e Basketbollit në vitin 2023 dhe punën që e pret FBK-në në vitin 2024.

Është bërë Aprovimi i Procesverbalit nga Kuvendi i kaluar i Punës, e më pas është prezantuar Raporti i Auditimit 2023, Draft Plani i Veprimit 2024, Draft Plani Financiar 2024, Draft Plani i Marketingut 2024, si dhe pika të ndryshme.

Pas diskutimit të gjitha pikat janë miratuar, kurse në fund është pranuar edhe kërkesa nga KB Hyjnesha për ta pranuar për gara.




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: