Sot fillon “Play-off”-i në Ligën e Parë të Meshkujve.
Bora që përfundoi garat e rregullta me 21 fitore në 21 ndeshje, në vendin e parë, do të përballet me Vushtrrinë, që u rendit e katërta me 13 fitore e tetë humbje.
Prishtinasit pasi fituan Kupën, do të mundohen të hyjnë në elitën e basketbollit, për herë të parë në histori të klubit.
Takimi tjetër i “Play-off”-t është ndërmjet Kosovarit dhe New Basket. Skuadra nga Bardhi i Madh u rendit e dyta në garat e rregullta me 14 fitore e shtatë humbje, kurse prizrenasit u renditën në vendin e tretë me 14 fitore e shtatë humbje.
Skuadra që shënon dy fitore kualifikohet në finale. Kampioni i Ligës së Parë do të luajë edicionin e ardhshëm në Superligën e Meshkujve, derisa finalisti në “Play-out” me vendin e shtatë të Superligës së Meshkujve.
PLAY OFF LIGA E PARË
E enjte
19:30 Bora - Vushtrria
20:30 Kosovari - New Basket