Menaxherja e Eventeve dhe Basketbollit 3x3, Artina Hasani ka diplomuar në Programin S2ABC Project për Administratën Sportive.
Në këtë Program kanë marrë pjesë rreth 30 përfaqësues nga vende të ndryshme evropiane, derisa Federatën e Basketbollit të Kosovës e ka përfaqësuar Hasani.
Ky Program ka filluar në shtator të vitit 2023 në Bruksel të Belgjikës, e më pas ka vazhduar online, derisa diplomimi është mbajtur të martën në Prishtinë.
Pjesëmarrësit e Programit nga 11 deri më 13 mars 2024 kanë vizituar kryeqytetin e Kosovës, ku të martën ishin edhe në zyrat e FBK-së, ku janë pritur nga Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, Elvira Dushku, e cila ju ka folur për Planin Strategjik 2021-25, derisa të mërkurën para tyre ka ligjëruar Drejtori Teknik i FBK-së, Arben Krasniqi për Projektin të cilin e ka fituar FBK-ja, Sefaguarding the Future.
Tri modulet kryesore të programit ishin: Menaxhimi i Projektit, Financa dhe Burimet Njerëzore.
S2ABC financohet nga programi Erasmus+ Sport i BE-së (2022) "Ngritja e kapaciteteve në fushën e sportit" dhe zgjat nga janari 2023 deri në mars 2024.