Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e 25-të në Prince Caffe Superligë.
Përballja e parë do të zhvillohet në Gjakovë mes Vëllaznimit dhe Trepçës.
Kuqezinjtë ndodhen në vendin e pestë dhe kanë siguruar “Play-off”-in, kurse ‘Xehetarët’ kanë siguruar vendin e parë dhe do të luajnë pa presion. Skuadra nga Gjakova numëron 11 fitore e 13 humbje, kurse ajo nga Mitrovica 22 fitore e dy humbje.
Të shtunën do të zhvillohet dueli tjetër mes Pejës dhe Golden Eagle Yllit, dy skuadrave verdhezi. Kampionët e Kosovës renditen në vendin e dytë me 17 fitore e shtatë humbje, kurse therandasit janë në pozitën e tretë me 15 fitore e nëntë humbje.
Duel shumë i vlefshëm është ai i së dielës mes dy skuadrave prizrenase, Proton Cable Prizrenit dhe Bashkimit, që renditen në vendin e shtatë, përkatësisht të gjashtë. Prizreni ka shtatë fitore e 17 humbje, kurse Portokallezinjtë nëntë fitore e 15 humbje, andaj është një sfidë direkte që dërgon në garat e “Play-off”-it.
Po të dielën do të zhvillohet dueli ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Istogut. Bardhekaltrit momentalisht janë në vendin e katërt me 14 fitore e dhjetë humbje, kurse istogasit janë në vendin e fundit me një fitore e 24 humbje.
Prince Caffe Superliga-Java 25
E shtunë
17:00 Vëllaznimi - Trepça
19:00 Peja – Golden Eagle Ylli
E diel
20:00 Proton Cable Prizreni-Bashkimi
19:00 Sigal Prishtina-Istogu