Vreshtarët triumfojnë ndaj verdhezinjve

Vreshtarët triumfojnë ndaj verdhezinjve

14/03/2021

Rahoveci ka shënuar fitore ndaj Pejës me shifrat 79:59 (12:7, 17:18, 27:19, 23:15), në kuadër të javës së 23-të në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll.

Në çerekun e parë u shënuan vetëm 19 pikë, ku kjo pjesë përfundoi 12:7 për vendasit. Pejanët e nisën më mirë periudhën e dytë, duke kaluar në epërsi 12:15, por Vreshtarët kundërpërgjigjen shpejt për 25:19. Më pas zhvillohet lojë e baraspeshuar, kurse pjesa e parë përfundon 29:25.

Vreshtarët e filluan më mirë pjesën e dytë, duke pasur epërsi deri në 13 pikë në periodën e tretë, që përfundoi me shifrat 56:64. 10 minutat e fundit ishin vetëm formalitet, pasi vendasit kontrolluan ndeshjen dhe fituan 79:59.

Darell Davis i rikthyer te Rahoveci ishte më i dalluarit për vendasit me 30 pikë, 8 pikë e 7 asistime, kurse te Pjea më i dalluari ishte Brandon Walters me 22 pikë e 11 kërcime.

Rahoveci ka 14 fitore dhe nëntë humbje, kurse 12 fitore dhe 11 humbje.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners