15/03/2024 SUPERLIGA E FEMRAVE

Bashkimi siguron finalen e playoff-it 

Bashkimi ka arritur që të siguroj finalen e playoff-it Superliga Femrat pas fitores ndaj Penzes me rezultat 53:77 (9:19,15,23,17:19,12:16).
Gjysmëfinalen e dytë e filloi me super seri Bashkimi I cili qysh në çerekun e parë arriti epërsi dyshifrore. Ngjashëm ishte edhe periudha e dytë ku Bashkimi edhe më shumë po i afrohej fitores se dytë në gjysmëfinale të playoff-it.


E në pjesën e tretë Penza u mundua që ta afroj rezultatin duke arritur që ta fitoj këtë periudhë por e pamjaftueshme për fitore.
Ndërsa në pjesën e fundit ritmi i lojës së Penzes edhe më shumë ra duke i mundësuar Bashkimit fitore të thellë me rezultat 53:77.
Dy më të dalluarat e Bashkimit ishin Aulona Muhadri me 22 pikë, 13 kërcime dhe 1 asistime si dhe Adrienne Williams Godbold me 29 pikë 11 kërcime dhe 2 asistime.


Në finale, Bashkimi pret fituesin e gjysmëfinales Peja 03-Prishtina. 




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: