Sigal Prishtina shënoi fitore bindëse dhe të pritur ndaj Istogut me rezultat 125:71 (37:16, 25:22, 28:17, 35:16), në javën e 25-të të Prince Caffe Superligës.
Bardhekaltrit dominuan nga fillimi deri në fund, ku kjo sfidë nuk kishte shumë histori, me prishtinasit që u rikthyen te fitorja në elitë, derisa istogasit me basketbollistë vetëm vendorë që po luajnë mbetën në vendin e fundit.
Te prishtinasit u dalluan Visar Ejupi me 40 pikë e katër kërcime, Donovan Smith me 31 pikë e 17 kërcime dhe Donte Clark me 21 pikë, 13 kërcime e 11 asistime, kurse te mysafirët u dalluan Arian Azemi me 27 pikë, gjashtë kërcime e shtatë asistime dhe Orges Shatri me 22 pikë e 11 kërcime.
Sigal Prishtina është e katërta me 15 fitore e dhjetë humbje dhe Istogu në vendin e fundit me një fitore e 24 humbje.