Të hënën (sot) do të zhvillohen ndeshjet e dyta gjysmëfinale në Play-off të Ligës së Parë të Meshkujve.
Sfida e parë do të zhvillohet ndërmjet Vushtrrisë dhe Bora-s. Në takimin e parë prishtinasit fituan bindshëm 132:60, ndërsa skuadra prishtinase nuk ka humbur asnjë duel në këtë edicion.
Përballja e dytë gjysmëfinale do të zhvillohet në Therandë, ndërmjet New Basket dhe Kosovarit. Skuadra prizrenase fitoi duelin e parë 100:85.
Skuadra që shënon dy fitore kualifikohet në finale, ndërsa kampioni edicionin e ardhshëm do të garojë në elitë, kurse finalisti do të luajë me vendin e shtatë të Prince Caffe Superligës për Play-out, për një vend në elitë edicionin e ardhshëm.
Gjysmëfinalet e dyta
E hënë
20:30 Vushtrria - Bora
20:45 New Basket – Kosovari