Të premten zhvillohet ndeshja e parë finale në mes Bashkimit dhe Prishtinës, në kuadër të play-off-it në Superligën Femrat.
Bashkimi fazën e rregullt të edicionit e ka përfunduar si lider i tabelës, ndërsa në gjysmëfinale triumfoi 2:0 ndaj Penzës. Në anën tjetër Prishtina, që edicionin e rregullt e përfundoi si e dyta, në gjysmëfinale u ballafaqua me Peja 03, e që triumfoi 2:0 në seri.
Bashkimi dhe Prishtina në edicionin e rregullt janë takuar katër herë dhe dy skuadrat kanë nga dy fitore e dy humbje ndaj njëra-tjetrës.
Duke parë formën në të cilën po kalojnë finalistet e play-off-it, priten ndeshje dinamike dhe basketboll kualitativ. Finalet e play-off-it gjithashtu do të transmetohen LIVE në ArtMotion.
Kampion aktual është Bashkimi i Prizrenit, që në edicionin e fundit ka fituar edhe Kupën e Superkupën. Ndërsa në tri kompenticionet e lartpërmendura Prishtina ka qenë finaliste.
Skuadra që shënon tri fitore në finale do të shpallet kampion i Kosovës te femrat.