Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) është në kërkim të një individi dinamik dhe me përvojë për t'iu bashkuar ekipit tonë në rolin e Drejtorit të Programeve dhe Projekteve Zhvillimore. Si organ qeverisës i basketbollit në Kosovë, ne jemi të përkushtuar për të nxitur rritjen dhe zhvillimin e sportit në të gjitha nivelet dhe ky pozicion do të luajë një rol kyç në shtyrjen e nismave tona strategjike përpara.
Pozita: Drejtor i Programeve dhe Projekteve Zhvillimore
Vendndodhja: Prishtinë, Kosovë
Raporton te: Sekretari i Përgjithshëm
Përgjegjësitë kryesore:
- Planifikimi Strategjik: Zhvillimi i strategjive zhvillimore në përputhje me misionin, vizionin dhe vlerat e federatës, për të promovuar basketbollin në nivelet bazë, kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare.
- Draftimi dhe Zbatimi i Programeve/Projekteve: Draftimi, ekzekutimi dhe vlerësimi i programeve zhvillimore për lojtarë dhe trajnerë, programe të cilat duhet të jenë gjithë-përfshirëse, të arritshme dhe të përgjigjen ndaj nevojave të ndryshme të grupeve të interesit.
- Identifikimi dhe Zhvillimi i Talenteve: Implementimi i sistemeve për identifikimin dhe zhvillimin e talenteve në të gjitha grup-moshat. Bashkëpunimi me grupet e interesit, përfshirë këtu klubet dhe shkollat për të identifikuar sportistë premtues dhe për t'u siguruar atyre mundësi zhvillimi. Me theks të veçantë:
- Të menaxhojë Qendrën Nacionale të Basketbollit dhe Akademitë e Basketbollit të krijuara në kuadër të kësaj qendre;
- Të koordinojë dhe menaxhojë Kampin Nacional të FBK-së për gjeneratat e reja;
- Të koordinojë dhe menaxhojë të gjitha aktivitetet e shkollave dhe Universiteteve për FBK-në.
- Zhvillimi i Trajnerëve: Krijimi i programeve trajnuese për të përmirësuar aftësitë dhe njohuritë e trajnerëve, duke ofruar mundësi certifikimi dhe iniciativa të zhvillimit profesional të vazhdueshëm për të mbajtur standarde të larta. Me theks të veçantë:
- Të menaxhojë Programin Nacional të Certifikimit të Trajnerëve për FBK dhe SHTBK;
- Të zhvillojë dhe menaxhojë programin e trajnimit të trajnerëve të FBK-së.
- Menaxhimi i Partnerëve: Nxitja e partneritetit me institucionet shtetërore dhe organizatat komunitare për të përfituar nga burimet dhe mbështetja për programet zhvillimore.
- Menaxhimi i Projekteve: Mbikëqyrja e planifikimit, buxhetimit, ekzekutimit dhe vlerësimit të projekteve zhvillimore të FBK-së, me theks të veçantë që projektet të dorëzohen në kohë, brenda buxhetit dhe të përmbushin qëllimet e paracaktuara.
- Analiza e të Dhënave dhe Raportimi: Përdorimi i analizave dhe të dhënave për të matur efektshmërinë e programit, progresin e pjesëmarrësve dhe tendencat demografike; Përgatitja e raporteve dhe prezantimeve të rregullta për personat përgjegjës brenda FBK-së dhe për partnerët e jashtëm.
- Zhvillimi i Politikave: Zhvillimi i politikave, udhëzimeve dhe protokolleve për të drejtuar programet zhvillimore dhe për të siguruar përputhshmërinë me standardet kombëtare dhe ndërkombëtare.
- Komunikimi: Advokimi për rëndësinë e basketbollit në zhvillimin e komunitetit, promovimin e shëndetit dhe përfshirjen sociale.
- Udhëheqja dhe Menaxhimi i Departamentit për Projekte Zhvillimore: Udhëheqja dhe udhëzimi i departamentit, duke krijuar një mjedis bashkëpunues dhe mbështetës të punës që kontribuon në inovacion dhe rritje.
- Përgjegjësi/detyra të tjera të caktuara nga Kryetari dhe Sekretari i Përgjithshëm
Kualifikimet:
- Bachelor në menaxhim sportiv, arsim, apo fushë të ngjashme (Master preferohet).
- Minimumi 5 vjet përvojë në zhvillimin sportiv, idealisht brenda një federate sportive apo organizate të ngjashme.
- Njohuri të forta të mundësive të zhvillimit të basketbollit dhe metodologjive trajnuese.
- Aftësi shumë të mira komunikimi dhe ndërlidhjeje, me aftësinë për të përfshirë pjesëmarrësit e ndryshëm dhe për të krijuar partneritete.
- Përvojë në përdorimin e mjeteve dhe teknikave të analizës së të dhënave për të informuar vendimmarrjen.
- Përvojë udhëheqëse, me aftësinë për të motivuar dhe fuqizuar ekipet për të arritur qëllimet.
- Një angazhim për diversitetin, barazinë dhe përfshirjen në programet sportive.
- Njohuri të gjuhës angleze.
- Fleksibilitet për të udhëtuar në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar sipas nevojës.
Federata e Basketbollit të Kosovës është e përkushtuar ndaj diversitetit dhe gjithë-përfshirjes dhe inkurajojmë kandidatët e kualifikuar të aplikojnë.
Për të aplikuar, ju lutemi dërgoni një CV dhe letër motivuese që përshkruan përvojën tuaj përkatëse dhe arsyen pse jeni të pasionuar pas zhvillimit të basketbollit në Kosovë në adresën federata@basketbolli.com deri me datë 27.03.2024.
Falenderojmë të gjithë aplikantët për interesimin e tyre për tu bërë pjesë e Federatës së Basketbollit të Kosovës. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervista.