Bashkimi ka triumfuar në sfidën ndaj rivalit të vjetër, Sigal Prishtinës me rezultat 87:78 (20:23, 23:24, 25:19, 19:17), në javën e 26-të të Prince Caffe Superligës.
Pjesa e parë ka qenë e barabartë, ku hera njëra e herë tjetra kalonte në epërsi, derisa përfundoi në të mirë të prishtinasve 43:47. Dallimi i madh dhe vendimtar u bë në periudhën e tretë, që u fitua nga prizrenasit 25:19, derisa në dhjetë minutat e fundit, vendasit menaxhuan lojën dhe rezultatin për të triumfuar 87:78.
Më i miri te prizrenasit ishte Lejson Zeqiri, i cili ndaj ish-skuadrës e mbylli ndeshjen me 26 pikë e nëntë kërcime, duke u ndihmuar nga Altin Morina me 16 pikë e shtatë kërcime, kurse te prishtinasit më të dalluarit ishin Derrick Wilson me 17 pikë e tetë kërcime, Diamond Stone me 21 pikë e dhjetë kërcime dhe Donte Clark me 16 pikë dhe Fisnik Rugova me 15.
Bashkimi ka 11 fitore e 15 humbje, kurse Sigal Prishtina 15 fitore e 11 humbje.