Bashkimi ka arritur fitore në finalen e parë të playoff-it në Superliga Femrat, ndaj Prishtinës me rezultat 69:63 (20:14,16:10,11:22,22:17).
Prishtina e nisi ndeshjen më mirë, por të vëmendshme ishin vajzat e Bashkimit të cilat arritën që ta rikthejnë lojën në të mirën e tyre duke mbyllur çerekun e parë më +6 pikë.
Ngjashëm loja vazhdoi edhe në 10 minutat e pjesës së dyte ku Bashkimi arriti që të shtoj edhe 16 pikë të tjera e Prishtina vetëm 10 pikë. Pjesa e parë u mbyll me rezultat 36:24 në favorin e vendaseve.
Ritmi i lojës së Bashkimit ra në periudhën e tretë ku Prishtina arriti që të shënoj 22 pikë kështu duke arritur që ta shkrijnë epërsinë e krijuar nga Bashkimi në vetëm +1 pikë.
Në periudhën e fundit skuadrat po ndiqnin rezultatin e ngushtë të njëra-tjetrës, në fund Bashkimi arriti fitore të rëndësishme në finalen e parë të playoff-it duke triumfuar ndaj Prishtinës me rezultat të përgjithshëm 69:63
Për Bashkimi më të dalluarat ishin Arbnore Perquku me 17 pikë, 11 kërcime dhe 6 asistime si dhe Aulona Muhadri me 7 pikë, 8 kërcime dhe 1 asistime. Kurse tek Prishtina më efikaset ishin Asianae Johnson me 23 pikë, 3 kërcime dhe 1 asistime si dhe Elektra Zykaj me 11 pikë, 7 kërcime dhe 8 asistime.
Ndeshja e dytë finale do të zhvillohet me 5 prill në Prishtinë. Skuadra e cila arrin tri fitore shpallet kampion i Superligës Femrat. Aktualisht Bashkimi është kampion në fuqi.