Arbnore Përquku ka qenë lojtarja më efikase e finales së parë të playoff-it në Superliga Femrat.
Përquku ndihmoi skuadrës e Bashkimit me 17 pikë, 11 kërcime dhe 6 asistime, në fitoren ndaj Prishtinës me rezultat të përgjithshëm 69:63.
Finalja e dytë do të zhvillohet në Prishtinë me datë 5 prill.