Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) njofton se, më 14 dhe 15 korrik do të mbahen stërvitjet seleksionuese para mbajtjes së Kampin Nacional 2024.
Stërvitjet do të mbahen për vajzat dhe djemtë U14, përkatësisht gjenerata 2012-13.
Në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë do të mbahen stërvitjet për djemtë nga ora 10:00 deri në ora 12:00 dhe për vajzat nga ora 12:00 deri në ora 14:00.
Ftojmë Klubet dhe Shkollat e Basketbollit t’i njoftojnë lojtarët dhe lojtaret potencialë që të marrin pjesë në stërvitjet seleksionuese, e më pas të jenë pjesë e Kampit Nacional, si dhe të ardhmen të jenë pjesë e Kosovës për të ardhmen.
Lojtarët/lojtaret duhet të jenë të përgatitur për stërvitje.
Ato/ata që do të përzgjidhen do të shkojnë në Kampin Nacional, që do të mbahet nga 21 deri më 26 korrik në Gjimnazin “Loyola” në Prizren.
Kjo është një mundësi e artë për fëmijët që pas Kampit Nacional të jenë pjesë e Kosovës U14 për të garuar në arenën evropiane në kuadër të projektit FIBA Youth Development Fund.