Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) me kënaqësi njofton se është njoftuar nga Sekretari i Përgjithshëm i FIBA-s, Andreas Zagklis me vendimin e Komisionit Teknik të FIBA-s për licencimin e gjyqtarëve dhe të komisionerit të FBK-së për Periudhën e Licencimit FIBA GOL 2025-2027.
Sipas Rregullores së Brendshme të FIBA-s, Licenca e FIBA-s është e vlefshme për një periudhë dyvjeçare, duke filluar më 1 Shtator 2025 dhe duke skaduar më 31 Gusht 2027.
FBK ka ngritur numrin e gjyqtarëve në gjashtë, ndërsa për periudhën e kaluar ishte katër.
Për herë të parë, Kosova ka një gjyqtare femër (Jeta Zeka) me licencë të FIBA-s, çka përbën një moment të rëndësishëm për basketbollin dhe sportin tonë.
Licenca për FIBA gjyqtarë i janë ndarë gjyqtarëve: Xhelal Mumini, Ngadhnjim Shabani, Jeta Zeka, Amar Djekoviq, Elldin Ugllari dhe Genc Vitaku, si dhe për FIBA Komisioner Faton Kurshumlija.
FIBA si dhe Komisionit Teknik i FIBA-s për licencimin e FIBA gjyqtarëve ka falënderuar punën dhe përpjekjet e FBK-së në zbatimin e procedurës së Licencimit të gjyqtareve për periudhën FIBA GOL 2025-2027.