Kosova ka pësuar humbje nga Islanda me rezultat 50:82 (16:16, 16:19, 10:24, 8:23), në FIBA U18 Women’s, EuroBasket, Divizioni B.
Ndeshja filloi në mënyrë të barabartë, me të dy skuadrat që mbyllën çerekun e parë në shifra të barabarta (16:16). Në çerekun e dytë, Islanda arriti të krijojë një epërsi të lehtë, duke shkuar në pushim me rezultat 35:32.
Në pjesën e dytë, Islanda dominoi lojën, duke fituar dy çerekët e fundit dhe duke mos i dhënë hapësirë Kosovës për t’u rikthyer. Me 24 pikë në çerekun e tretë dhe 23 në të katërtin, Islanda e thelloi rezultatin deri në 82:50.
Te Kosova u dalluan Malvina Haziri me 16 pikë dhe Gerta Hoti me 12 pikë.