Skuadra nga Lituania ka triumfuar në FIBA 3x3 Challenger Prishtina 2025, ku për dy ditë radhazi në kryeqytet është zhvilluar spektakël i basketbollit 3x3.
Pas shumë ndeshjeve interesante, Raudondvaris Hoptrans në finale fitoi ndaj Valencias me shifrat 21:12.
Aurelijus Pukelis është shpallur MVP në kryeqytet.
Dy skuadrat finaliste si dhe vendi i tretë u kualifikuan në WT Lausanne më 15-16 gusht si pjesë FIBA 3x3 World Tour 2025.
Fituesi u shpërblye me 20 mijë euro, vendi i dytë me 15 mijë, i treti me 11 mijë, i katërti me 8 mijë dhe i pesti me 6 mijë.
Turneu u organizua nga Prishtina 3x3, në përkrahje të Federatës së Basketbollit të Kosovës.
Për dy ditë me radhë kishte spektakël të basketbollit 3x3, e po ashtu edhe muzikë, shpërblime dhe shumë befasi për të pranishmit që ishin në numër të madh për dy ditët e fundjavës.