Pas gjashtë ditësh të mbushura me energji, përkushtim dhe punë intensive, ka përfunduar me sukses Kampi Nacional 2025, i organizuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës.
Në këtë kamp morën pjesë mbi 50 fëmijë , djem dhe vajza nga e gjithë Kosova, të cilët zhvilluan stërvitje të përbashkëta, nën drejtimin e trajnerëve të përzgjedhur dhe stafit teknik të përfaqësueseve të reja.
Kampi kishte për qëllim identifikimin dhe zhvillimin të talenteve të rinj, që do të përfaqësojnë Kosovën në garat ndërkombëtare të ardhshme në kuadër të projektit Youth Development Fund (YDF) të FIBA-s. Gjatë këtyre ditëve, përveç sesioneve të shumta teknike dhe taktike, pjesëmarrësit patën mundësi të përfitojnë edhe nga ligjërata edukative dhe aktivitete që promovojnë disiplinën, bashkëpunimin dhe frymën ekipore.
Ky kamp dëshmon edhe një herë përkushtimin e FBK-së për zhvillimin e gjeneratave të reja dhe avancimin e basketbollit në vendin tonë , duke krijuar mundësi reale për rritje profesionale dhe përfaqësim dinjitoz në arenën ndërkombëtare.