Përfaqësuesja e Kosovës U18 në konkurrencën e meshkujve e ka nisur me humbje paraqitjen në FIBA U18 European Championship, Division B, që po mbajt në Mioveni të Rumanisë. Djelmoshat tanë u përballën me një kundërshtar të fuqishëm si Hungaria, duke pësuar humbje me rezultat 66:91 ( 15-27, 12-19, 14-21, 25-24) në ndeshjen e parë të Grupit C.
Hungaria e nisi ndeshjen më mirë, duke e fituar çerekun e parë me 12 pikë epërsi, ndërsa në pjesën e parë krijoi një diferencë të konsiderueshme prej 19 pikësh. Në pjesën e dytë, Kosova bëri përpjekje për t’u rikthyer, por Hungaria vazhdoi me ritëm të lartë dhe ruajti kontrollin deri në fund. Çereku i fundit ishte më i mirë për Kosovën, që arriti ta fitojë atë me një pikë, por pa mundur të ndryshojë rezultatin përfundimtar.
Lojtari më i dalluar për Kosovën ishte Drin Mehmed Tafilaj, i cili realizoi 22 pikë, duke qenë lideri ofensiv i ekipit.