Përfaqësuesja e Kosovës U18 në konkurrencën e meshkujve ka pësuar humbje të thellë në ndeshjen e katërt të Grupit C në FIBA U18 EuroBasket 2025, Division B, që po mbahet në Pitești, Rumani. Kosova u mposht nga Çekia me rezultat 54:92 (10;26, 14;26, 14;20, 16;20) në një ndeshje ku kundërshtari tregoi dominim të plotë që nga fillimi deri në fund.
Kosova e nisi ndeshjen me vështirësi, duke pësuar një seri të gjatë të Çekisë që krijoi një diferencë të madhe që në çerekun e parë. Edhe pse skuadra kosovare u mundua të reagojë, Çekia ruajti kontrollin e lojës dhe vazhdoi të shtojë epërsinë gjatë gjithë ndeshjes.
Besim Bytyqi ishte më i dalluari për Kosovën, duke realizuar 18 pikë dhe duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në sulm. Ai ishte i vetmi lojtar me dyshifror pikësh për ekipin tonë në këtë ndeshje.