Përfaqësuesja e Kosovës U18 në konkurrencën e meshkujve e ka nisur me humbje pjesëmarrjen në FIBA U18 European Championship, Division B, që po mbahet në Rumani. Në ndeshjen me Finlandën, duke pësuar humbje me rezultat 78:85
(16:17, 19:21, 18:25, 25:22) në një përballje të luftuar.
Pjesa e parë ishte e balancuar, me Kosovën që qëndroi afër kundërshtarit. Finlanda arriti të shkëputet në çerekun e tretë, por Kosova luftoi deri në fund dhe arriti të afrohet deri në tri pikë. Megjithatë, përvoja dhe saktësia e Finlandës në momentet vendimtare i siguroi fitoren.
Më i dalluari te Kosova ishte Besim Bytyqi me 20 pikë, ndërsa kontribuan edhe Arber Berisha me 13 pikë dhe 7 kërcime, dhe Eris Luma me 9 asistime.