Nga 18 korrik deri më 22 gusht në Kosovë do të mbahet kampi i organizuar nga Kosovo Heritage Basketball Academy (KHBA), me mbështetjen e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK).
Organizatore e kampit është ish basketbollistja e Përfaqësueses A (F), Edona Thaqi.
Së bashku me Thaqin në kamp do të marrin pjesë edhe emra të njohur të basketbollit nga Amerika.
Devin Harris, ish-basketbollisti i njohur i NBA-së, tashmë analist do të jetë pjesë e kampit, ashtu si edhe basketbollisti i NBA-së, Keita Bates-Diop dhe Sarah Kustok, e cila është analiste zyrtare në NBA.
Stërvitjet do të mbahen në ISP në Lagjen Marigona. Fëmijët e moshave 8 deri 12 vjeç duhet të paraqiten nga ora 10 paradite deri në 12 mesdite, ndërsa fëmijët e moshave 13 deri 17 vjeç nga ora 13:30 deri në orën 15:30.
FBK ju bënë thirrje të gjithë klubeve dhe fëmijëve nga e gjithë Kosova që të shfrytëzojnë rastin që të jenë pjesë e këtij kampi shumë profesional dhe të përfitojnë nga mundësia e shkëlqyeshme për të punuar me emra të njohur të basketbollit.
Këtu gjeni linku për regjistrim:
Ky është viti i tretë radhazi që organizohet Kosovo Heritage Basketball Academy.