Pas përfundimit të Kampit Nacional të Federatës së Basketbollit të Kosovës janë përzgjedhur lojtaret dhe lojtarët, që do të përfaqësojnë Kosovën U14 në FIBA Youth Development Fund.
Turneu do të mbahet në muajin nëntor në Kosovë.
Në listë janë nga 14 lojtare dhe lojtarë, derisa para fillimit të turneut lista do të shkurtohet nga 14 në 12 shen përfundimtare.
Kampi Nacional është mbajtur nga 21 deri më 26 korrik në Prizren.
U14 te djemtë do të udhëhiqet nga Egzon Uka, derisa U14 te vajzat nga Hasan Bytyqi.
FBK dhe FIBA YDF kanë bashkëpunim që nga viti 2016, bashkëpunim ky, i cili ka ndihmuar në zbulimin e talenteve të rinj, edukimin e trajnerëve dhe ngritjen profesionale te lojtarët.
Vajzat:
Djemtë: