Dy skuadrat me traditë në basketbollin e Kosovës, Peja dhe Sigal Prishtina do të marrin pjesë në Ligën ENBL.
Ky është edicioni i pestë i kësaj lige, ku marrin pjesë 27 skuadra evropiane, derisa 16 më të mirat kalojnë në fazën e eliminimit direkt.
Peja debuton në këtë ligë, derisa për Prishtinën do të jetë hera e dytë që është pjesë e kësaj lige.
Sot është hedhur shorti për edicionin e ri, ku skuadrat zhvillojnë tetë ndeshje, katër në shtëpi dhe katër si mysafirë.
Faza e Ligës e ENBL League fillon më 23 shtator 2025 dhe do të zgjas deri në prill 2026.
Kundërshtarët e KB Pejës në këtë garë janë:
Riga Zeli, Letoni
BC Iraklis, Greqi
Newcastle Eagles, Britani e Madhe
BC Spartak Sleven, Bullgari
BK Olomoucko, Çeki
Dziki Warszawa, Poloni
KK Dubrava, Kroaci
Kundërshtar i tetë do të vendoset nga ENBL ndërkohë
Kundërshtarët e KB Sigal Prishtinës janë:
BK Opava (Çeki)
Gimle Basket (Norvegji)
Brussels Basketball (Belgjikë)
Slovan Bratislava (Sllovaki)
Tindastoll Saudarkrokur (Islandë)
Keila Coolbet (Estoni)
Manchester Basketball (Britani e Madhe)
Dhe një skuadër kroate
https://www.enbleague.eu/post/ready-to-go-enbl-schedule-2025-2026