THIRRJE PËR APLIKIM – DIZAJNER/E GRAFIK/E

THIRRJE PËR APLIKIM – DIZAJNER/E GRAFIK/E

10/12/2025

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK)

 

Federata e Basketbollit e Kosovës po kërkon të angazhojë një Dizajner/e Grafik/e kreativ/e, të përgatitur dhe me sy të mprehtë për detaje, i/e cili/a do të kontribuojë në ngritjen e vazhdueshme të identitetit vizual të FBK-së dhe të aktiviteteve tona kombëtare e ndërkombëtare.

 

Përgjegjësitë kryesore:

Krijim dhe zhvillim dizajni

Zhvillimi i koncepteve të reja kreative dhe ideve vizuale për kampanja, evente dhe projekte të FBK.

Krijimi i materialeve grafike origjinale për rrjete sociale, web, printim dhe komunikim institucional.

Adaptim dizajni dhe konsistenca e brendit

Adaptimi dhe përditësimi i dizajneve ekzistuese, duke ruajtur standardet e brendit të FBK.

Zbatimi i udhëzimeve të identitetit vizual në të gjitha materialet mediatike.

Rregullimi, optimizimi dhe përshtatja e formateve kreative sipas nevojave të komunikimit.

Mbështetje kreative

Bashkëpunimi i ngushtë me ekipin e komunikimit/marketingut dhe me agjencitë partnere.

Kontribut në zhvillimin e ideve kreative për rritjen e prezencës dhe vizibilitetit të Federatës.

Dorëzim në kohë të materialeve dhe menaxhim efikas i prioriteteve.

Kualifikimet e kërkuara:

Eksperiencë në dizajn grafik (minimum 3 vite), preferohet në sport, evente ose marketing.

Njohuri shumë të mira në Adobe Illustrator, Photoshop, InDesign, Canva (njohja e After Effects është plus).

Aftësi të forta kreative dhe njohuri solide të tipografisë, kompozimit dhe vizualitetit modern.

Fleksibilitet për të punuar në projekte të shumta dhe me afate të shpejta.

Portfolio i domosdoshëm që demonstron stilin dhe punët relevante.

Si të aplikoni:

Dërgoni CV-në dhe një portfolio të punëve në adresën:

office@basketbolli.com me subjektin: Aplikimi për Dizajner/e Grafik/e.

Afati i aplikimit: deri më 17/12/2025.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners