THIRRJE PËR APLIKIM – MENAXHER/E I/E KOMUNIKIMIT DHE MARKETINGUT

THIRRJE PËR APLIKIM – MENAXHER/E I/E KOMUNIKIMIT DHE MARKETINGUT

10/12/2025

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) po kërkon të angazhojë një Menaxher/e i/e Komunikimit dhe  Marketingut energjik/e, kreativ/e dhe me përvojë i/e cili/a do të udhëheqë proceset e komunikimit dhe marketingut të FBK-së, duke kontribuar drejtpërdrejtë në rritjen e markës së basketbollit kosovar dhe të gjitha aktiviteteve tona kombëtare e ndërkombëtare.

 

Përgjegjësitë kryesore:

Lidership & menaxhim

Menaxhimi dhe udhëheqja e ekipit të komunikimit/marketingut të FBK-së.

Koordinimi i komunikimit dhe punës me agjencitë e marketingut, dizajnit dhe partnerët kreativë.

Mbikëqyrja e detyrave të përditshme operacionale dhe sigurimi i zbatimit efikas të planeve të punës.

Komunikimi Institucional

Hartimi dhe zbatimi i strategjive të komunikimit dhe marketingut për Federatën.

Menaxhimi i komunikimit zyrtar, njoftimeve publike dhe përmbajtjeve informuese.

Sigurimi i standardeve të unifikuara të komunikimit dhe krijimtarisë në të gjitha kanalet.

Marketing & kreativitet

Menaxhimi i proceseve kreative, fushatave, materialeve vizuale dhe identitetit të brendit FBK.

Zhvillimi i ideve, projekteve dhe iniciativave marketingu për rritjen e vizibilitetit të basketbollit në Kosovë.

Rrjetet sociale & media

Mbikëqyrja dhe drejtimi i përmbajtjes digjitale në të gjitha platformat sociale të FBK.

Ruajtja e koherencës vizuale dhe performancës së komunikimit digjital.

Ndjekja e analitikave dhe optimizimi i përmbajtjes bazuar në performancë.

Komunikimi me media lokale për mbulim të eventeve dhe aktiviteteve të FBK-së.

Sponsorizimet & partneritetet

Plotësimi i angazhimeve ndaj sponsorëve dhe partnerëve komercialë.

Koordinimi i aktivizimeve të sponsorëve, komunikimit të përbashkët dhe raporteve të performancës.

Kualifikimet e kërkuara:

Përvojë e mëparshme (min. 3 vite) në marketing, komunikim ose menaxhim të projekteve.

Aftësi të shkëlqyera organizative, komunikuese dhe drejtuese.

Kuptim i mirë i rrjeteve sociale, trendeve digjitale dhe marketingut sportiv (avantazh).

Aftësi për të punuar në mjedis dinamik dhe për të menaxhuar shumë detyra njëkohësisht.

Kreativitet, iniciativë dhe aftësi analitike.

Njohuri dhe përvojë bazike në dizajn.

Si të aplikoni:

Dërgoni CV-në dhe një portfolio të punëve (opsionale), në adresën:

office@basketbolli.com

me subjektin: Aplikimi për Menaxher/e i/e Komunikimit dhe Marketingut.

Afati i aplikimit: deri më 17/12/2025.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners