Historia



Kjo është hera e parë që në Kosovë hapet Qendra Nacionale. Ky është një projekt shumë i rëndësishëm për basketbollin e Kosovës. Në këtë Qendër Nacionale janë grumbulluar 16 lojtarë (13 e 14 vjeç) nga e gjithë Kosova, ndërsa do të mbikëqyren nga Valentin Spaqi, Driton Obërtinca dhe Arben Krasniqi. Në vitin e ardhshëm do të fillohet edhe në konkurrencën e femrave.

Lojtarët do të jenë së bashku deri në fund të këtij edicioni. Basketbollistët janë grumbulluar në Qendrën Social-Edukativo “Don Bosko” në Prishtinë. Ata po stërviten dy herë në ditë gjatë pesë ditëve të javës, kurse në fundjavë do të luajnë në klubet e tyre. Gjithashtu do të kenë shumë ndeshje miqësore, si dhe do të luajnë ndaj shteteve tjera. Ky është një projekt madhor dhe shumë i rëndësishëm për basketbollin e Kosovës, ku do të grumbullohen lojtarët/et me potencial për të ardhmen, e më pas do të jenë pjesë e Përfaqësueseve të Kosovës. FBK gjithmonë i ka kushtuar rëndësi gjeneratave të reja dhe ky është projekti i radhës, që gjeneratat e reja të zhvillohen edhe më shumë. Basketbollistët që dalin nga Qendra Nacionale e Basketbollit do të jenë një ndihmë e madhe për të gjitha Përfaqësueset e reja të Kosovës, por edhe basketbollin e Kosovës.
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Youth Basketball supporters: