30/09/2022 FBK

Vendimet e Bordit të FBK-së: Superkupa e Femrave mbahet në Pejë, Bashkimi dhe Peja garojnë në Ligën Ballkanike

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në mbledhjen e mbajtur më 30.09.2022 në Prishtinë ka shqyrtuar situatën aktuale në basketbollin kosovar dhe, ndër të tjera, ka vendosur si në vijim:

  1. E ka miratuar Kodin Etik të FBK-së.
  2. E ka miratuar Rregulloren e Anti-Dopingut.
  3. E ka miratuar Rregulloren për Shpalljen e Laureatëve.
  4. E ka miratuar kërkesën e KB Bashkimi dhe KB Peja për pjesëmarrje në Ligën Ballkanike në edicionin 2022/23.
  5. E ka miratuar listën e personave zyrtarë të ndeshjeve (gjyqtarë/vëzhuges) për edicionin 2022/23.
  6. E ka vazhduar kontratën e punës të Drejtorit Teknik në FBK edhe për dy vite të tjera.
  7. Ka vendosur që Superkupa e Kosovës në konkurrencën e femrave të organizohet më 7 e 9 Tetor 2022 nga KBF Penza në Pejë.

Në emër të Bordit Ekzekutiv të FBK-së,

Arben FETAHU

Kryetar

Federata e Basketbollit e Kosovës




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: