E nderuara Familja Miftari,
I nderuar komunitet i basketbollit,
Me pikëllim të thellë kemi pranuar lajmin për ndarjen nga jeta të kryetarit shumëvjeçar të Klubit Basketbollit Trepça, Shaban Miftari.
Kontributi i tij ishte i jashtëzakonshëm në klubin mitrovicas, por edhe basketbollin e Kosovës.
Miftari do të kujtohet përgjithmonë si një punëtor i madh sportiv dhe i dashur për të gjithë.
Ai ishte shembull dhe motiv i madh për gjeneratat e reja, e kështu do të mbahet mend gjithmonë.
Miftari kishte respekt të madh nga të gjithë, andaj ndarja nga jeta e tij na ka pikëlluar të gjithëve.
Në emrin tim personal dhe të Federatës së Basketbollit të Kosovës dua të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Miftari dhe gjithë komunitetin e basketbollit.
Me Respekt,
Arben Fetahu,
Kryetar i FBK-së