Federata e Basketbollit e Kosovës ju njofton se, është hapur akreditimi për finalen e ProCredit Kupës së Kosovës në basketboll.
Akreditimi i mediave do të jetë i hapur deri të premten (7 shkurt) në ora 17:00.
Emrat e gazetarëve dhe fotografëve mund të dërgohen në email-in communications@basketbolli.com.
Finalja e ProCredit Kupës do të zhvillohet ndërmjet Trepçës dhe Bashkimit.
Sfida zhvillohet më 12 shkurt në ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.