Federata e Basketbollit e Kosovës ju njofton se, është hapur akreditimi për dy ndeshjet e Kosovës që do t’i zhvillojë në shkurt.
Akreditimi i mediave për ndeshjen ndaj Azerbajxhanit do të jetë i hapur deri më 18 shkurt në ora 17:00, derisa për ndeshjen ndaj Zvicrës, deri më 21 shkurt në ora 17:00.
Emrat e gazetarëve dhe fotografëve mund të dërgohen në email-in communications@basketbolli.com.
Kosova-Azerbajxhani zhvillohet më 20 shkurt në ora 19:30, derisa Kosova-Zvicra zhvillohet më 23 shkurt në ora 19:30.
Të dy ndeshjet zhvillohen në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.