12/02/2016 FBK

KONKURS PËR ORGANIZIM TË TURNEUT FINAL TË IPKO KUPËS SË KOSOVËS 2016

Për: Të gjitha palët e interesuara 

Nga: Federata e Basketbollit të Kosovës, Bordi 

Lënda: Konkurs për organizim të Turneut Final të IPKO Kupës së Kosovës 2016


Në bazë të nenit 21, alineja 1 të Statutit të Federatës së Basketbollit të Kosovës, Bordi i FBK-së shpallë 

KONKURS 

për organizimin e Turneut Final të IPKO Kupës së Kosovës në basketboll, për edicionin 2015/16 që zhvillohet në datat 12 dhe 14 Shkurt 2016 

Të drejtë konkurrimi kanë të gjithë personat juridikë që përmbushin kushtet e këtij konkursi dhe dispozitat e parapara në Udhëzuesin për Organizim të Turneut Final të Kupës së Kosovës. 
Për të konkurruar për organizimin e Turneut Final të IPKO Kupës së Kosovës, kandidatët duhet përmbushur këto kushte:

  1. a)të mos ketë obligime të pakryera ndaj FBK-së 
    b)të sigurojë kushte për zhvillimin e ndeshjeve sipas rregullave të lojës së FIBA-s dhe Propozicioneve të Garave të FBK-së 
    c) të sigurojë medaljet, kupat dhe trofetë për fituesit dhe finalistët e IPKO Kupës në të dyja konkurrencat, dizajnin e të cilave e përzgjedh FBK-ja 
    d) të mbulojë shpenzimet për personat zyrtarë për të gjitha ndeshjet e Turneut Final të IPKO Kupës 
    e) të sigurojë transmetim të drejtpërdrejtë të ndeshjeve të Turneut Final të IPKO Kupës në një televizion kombëtar ose platformë kabllore, si dhe të përgatisë nga 2(dy) DVD për ndeshjet e zhvilluara.
    f) ti përmbahet në përpikëri dispozitave të Udhëzuesit për Organizim të Turneut Final të Kupës së Kosovës për marketing në sallë dhe në transmetime televizive 
    g) të sigurojë numër të mjaftueshëm të biletave për tifozët e të gjitha skuadrave pjesëmarrëse në turne 
    h) të sigurojë prezencë të mjaftueshme të forcave policore dhe pjesëtarëve të sigurimit privat në të gjitha ndeshjet e turneut final 
    i) ti përmbahet dispozitave tjera të Udhëzuesit për Organizim të Turneut Final të Kupës së Kosovës për organizim të turneut 
    j) të paguajë një shumë financiare në llogarinë e FBK-së për zhvillimin e kategorive të reja 

Fituesi i konkursit do të nënshkruaj kontratë me FBK-në ku do të specifikohen detajet e organizimit si dhe obligimet dhe të drejtat e palëve.

Në rast të përmbushjes së të gjitha kritereve nga dy ose më shumë aplikantë, kriteri financiar është prevalent. 
Konkursi mbetet i hapur deri më datë 02.02.2016, në ora 12:00

Aplikimet për organizimin Turneut Final të mund të dorëzohen në zyrat e FBK-së ose në email adresën: sekretari@basketbolli.com




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: