KONKURS PËR ZGJEDHJEN E KOMESARIT TË GARAVE PËR KATEGORITË E REJA NË FEDERATËN E BASKETBOLLIT TË KOSOVËS

KONKURS PËR ZGJEDHJEN E KOMESARIT TË GARAVE PËR KATEGORITË E REJA NË FEDERATËN E BASKETBOLLIT TË KOSOVËS

06/07/2021

Në bazë të nenit 21 dhe nenit 35 të Statutit të Federatës së Basketbollit të Kosovës, FBK shpall
 
KONKURS
PËR ZGJEDHJEN E KOMESARIT TË GARAVE PËR KATEGORITË E REJA NË FEDERATËN E BASKETBOLLIT TË KOSOVËS

 

Kushtet e përgjithshme të përzgjedhjes

Kandidatët potencialë për postin e Komesarit të Garave për Kategoritë e Reja në Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK) duhet t'i plotësojnë kriteret minimale të përzgjedhjes në vijim:

  • Të ketë së paku tri (3) vite përvojë në pozita udhëheqëse në institucione sportive.
  • Të ketë njohuri të thukëta për sportin e basketbollit, menaxhmentin sportiv dhe për ndarjen e drejtësisë në fushën e lojës.
  • Të njohë shkëlqyeshëm gjuhën shqipe, serbe dhe
  • Të ketë njohuri të shkëlqyeshme në punën me aplikacionet e MS Office, Excel dhe komunikim
  • Të jetë një person me vetë-iniciativë, i sigurt në punë dhe me një qëndrim
  • Të ketë aftësi për tu angazhuar dhe i motivuar për punë.
  • Të ketë aftësi të shkëlqyeshme të
  • Të ketë aftësi për të punuar në
  • Të jetë i gatshëm për të punuar jashtë orarit të punës dhe fundjavave, në rast të nevojës.

Përveç kritereve të mësipërme të përzgjedhjes, Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës do t'i shqyrtojë me prioritet të gjithë kandidatët që kanë përgatitje profesionale për postin e Komesarit të Garave për Gjeneratat e Reja.

 

Informata për kandidatët

Ftohen të gjithë kandidatët e interesuar që t'i dorëzojnë biografitë e tyre (CV), të përcjella me një letër motivimi prej 05 deri më 12 korrik 2021 në ora 16:00, në zyrat e Federatës së Basketbollit të Kosovës, apo të njëjtat t'i dërgojnë përmes postës elektronike në adresën federata@basketbolli.com, me titullin KONKURSI PËR POSTIN KOMESARI I GARAVE PËR KATEGORITË E REJA.

Federata e Basketbollit të Kosovës është organizatë, e cila inkurajon punësimin e të gjitha gjinive dhe komuniteteve që jetojnë dhe veprojnë në vendin tonë.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners