Konkurs për pozitën Asistent/e Ekzekutive në Federatën e Basketbollit të Kosovës

Konkurs për pozitën Asistent/e Ekzekutive në Federatën e Basketbollit të Kosovës

12/01/2022

Në bazë të Nenit 21 dhe Nenit 35 të Statutit të Federatës së Basketbollit të Kosovës, FBK shpall

Konkurs

Asistent/e Ekzekutive në Federatën e Basketbollit të Kosovës:

Detyrat dhe përgjegjësitë:

- Ofron mbështetje administrative dhe teknike;

- Përgatit dhe modifikon dokumentet duke përfshirë korrespondencën, raportet, memorandumet, agjendat dhe e-malet sipas kërkesës;

- Mban kontakte me stafin e zyrës ekzekutive të FBK-së, dhe të gjitha grupet e interesit të FBK-së, përfshirë ofrimin e ndihmës dhe këshillave e udhëzimeve për çështje të caktuara ose shkëmbim të informatave;

- Menaxhon kalendarin e takimeve dhe ngjarjeve tjera të Kryetarit dhe Sekretares së Përgjithshme të FBK-së, si dhe ndihmon në zgjidhjen e ndonjë problemi administrativ dhe teknik;

- Regjistron të dhënat në sistem, mirëmban arkivin dhe asiston në përgatitjen e raporteve dhe dosjeve të ndryshme.

- I raporton Sekretares së Përgjithshme të FBK-së në baza ditore, javore, mujore e vjetore.

- Detyra të tjera që i delegohen nga Kryetari dhe Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së.

Kualifikimet:

- Preferohet shkollim universitar;

- Të ketë iniciativë dhe dëshirë për të mësuar gjëra të reja;

- Të ketë njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës shqipe dhe angleze (si dhe në të shkruar);

- Të ketë njohuri të shkëlqyeshme në punën me aplikacionet e MS Office dhe Excel.

- Të jetë i/e gatshëm të bashkëpunoj me ekipin dhe pranoj sugjerime;

- Të posedojë aftësi organizative dhe komunikative;

- Të ketë dëshirë për avancim të vazhdueshëm;

- Të jetë i/e gatshme për të punuar jashtë orarit të punës dhe fundjavëve, në rast të nevojës.

Informata për kandidatët/et

Ftohen të gjithë kandidatët/et e interesuar/a që t’i dorëzojnë biografitë e tyre (CV), të përcjella me një letër motivimi prej 12 deri më 19 Janar 2022 në ora 16:00 në zyre të FBK-së, apo të njëjtat t’i dërgojnë përmes postës elektronike në adresën sekretari@basketbolli.com

Federata e Basketbollit e Kosovës është organizatë, e cila inkurajon punësimin e të gjitha gjinive dhe komuniteteve që jetojnë dhe veprojnë në vendin tonë.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Federation Sponsors

Media Partners

Official Partners