13/12/2020 FBK

STAFI I FBK-SË DHE LIGËS UNIKE I BASHKOHEN KAMPANJËS “VRAPO BABADIMËR”

Për të pestin vit me radhë është mbajtur Minimaratona humanitare, “Vrapo Babadimër”, që kësaj radhe ishte virtuale për shkak të situatës me pandeminë Covid-19. Qëllimi është që të ndihmojnë fëmijët me nevojë, derisa sipas organizatorëve do tu ndihmohet 350 familjeve në këtë vit. Kësaj kampanje humanitare i është bashkuar edhe stafi i Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe Ligës Unike. Ata kanë vrapuar së bashku në Parkun “Gërmia” 5 kilometra, aq sa ishte e përcaktuar nga organizatorët për këtë Minimaratonë. FBK dhe Liga Unike janë të kënaqur që ishte pjesë e kësaj kampanje, që ka për qëllim të ndihmojë fëmijët me nevojë dhe këtë traditë do ta vazhdojë edhe në vitet e ardhshme. Kosova është në mesin e 60 shteteve që organizojnë një kampanjë të tillë, kurse ndihmat do të dërgohen për familjet në shtatë qytete të mëdha të Kosovës.




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: