16/12/2020 FBK

Telegram Ngushëllimi

E nderuara Familja Shabani, Shoqata e Gazetarëve Sportive e Kosovës dhe gjithë komuniteti i gazetarëve sportivë të Kosovës 

  

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të gazetarit të mirënjohur sportiv, Avni Shabani. 

Avniu me raportimet e tij nga vendi i ngjarjet dhe studio, ishte shembull i një punëtori të palodhur dhe shumë i pasionuar pas sportit të Kosovës. 

Raportimet dhe intervistat e shumta ishin gjithmonë korrekte dhe komuniteti i basketbollit i Kosovës nuk do të harrojë asnjëherë kontributin e madh të tij.  

Shabani ia kushtoi karrierën e jetën gazetarisë sportive, duke u shquar për numrin e madh të intervistave, kronikave dhe transmetimeve. 

Në emër timin personal, por edhe FBK-së, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Shabani, Shoqatën e Gazetarëve Sportivë të Kosovës dhe gjithë komunitetin e gazetarëve sportivë të Kosovës.  

Kontributi i tij nuk do të harrohet asnjëherë dhe do të jetë shembull edhe për gjeneratat e ardhshme.  

  

I qoftë i lehtë dheu i Kosovës! 

Arben Fetahu 

Kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës 




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: