Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) të premten më 18 dhjetor do të mbajë Kuvendin e Rregullt Zgjedhor.
Kuvendi do të mbahet në ora 15:00 në Hotel “Four Points by Sheraton Prishtina”.
Për shkak të masave anti-Covid në këtë Kuvend janë të lejuar vetëm 50 persona të jenë në sallë, ku 39 janë delegatë. Për këtë arsye edhe numri i pjesëmarrësve është i limituar dhe Kuvendi do të jetë i mbyllur për media.
Megjithatë, FBK-ja do të ju dërgojë të gjitha mediave pamje (video), fotografi dhe deklarata nga ky Kuvend.
Siç është bërë e ditur më herët, kryetari aktual i FBK-së, Arben Fetahu do të jetë kandidati i vetëm në Kuvendin Zgjedhor, pasi ka siguruar nominimet e nevojshme nga klubet.