19/07/2022 FBK

Kursi i trajnerëve - NIVELI 1, i mirëseardhur për trajnerët vendorë

Nga 1 deri më 13 korrik Federata e Basketbollit e Kosovës në bashkëpunim me FIBA-n dhe Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK), për herë të parë ka organizuar kursin e nivelit të parë sipas standardeve të FIBA-s.

Në këtë kurs kanë marrë pjesë dy grupe nga 15 trajnerë, të cilët pas përfundimit në bazë të vlerësimeve do të pajisen me licencë të nivelit 1 të FIBA-s.

Ligjërues ka qenë Nour Amri, i cili është anëtar i Bordit Ekzekutiv të WABC (Shoqata Botërore e Trajnerëve të Basketbollit).

Kursi ka qenë i mirëseardhur për trajnerët dhe Federata e Basketbollit e Kosovës do të vazhdojë me edukimin e mëtutjeshëm dhe zhvillimin e trajnerëve vendorë.

Drejtori Teknik i FBK-së, Arben Krasniqi është shprehur se, ky Kurs ishte shumë i mirëseardhur. “Sigurisht se ky Kurs ishte shumë i mirëseardhur për trajnerët vendorë. Edukimi dhe zhvillimi i trajnerëve vendorë do të jetë prioritet i Federatës së Basketbollit të Kosovës. Pa trajnerë cilësorë vendorë nuk mund të kemi zhvillim të mirëfilltë të basketbollit në vendin tonë”, është shprehur Krasniqi për faqen zyrtare të FBK-së.




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: