26/09/2022 FBK

Telegram ngushëllimi për familjen Dula

E nderuara familja Dula dhe komuniteti i basketbollit,

 

Mëngjesi sot ishte i trishtuar kur mësuam për vdekjen e doajenit të basketbollit Albert Dula.

Vdekja e tij na ka trishtuar të gjithëve dhe do të jetë mungesë e madhe për komunitetin e basketbollit.

Alberti do të kujtohet si një njeri punëtor dhe shumë i dashur për bashkëpunëtorët.

Dula ishte basketbollist i gjeneratës së artë të KB Prishtinës, duke kontribuar edhe në Bordin e klubit prishtinas, por ai ka dhënë ndihmë të madhe në basketbollin e Kosovës.

Albert Dula do të përkujtohet gjithmonë dhe do të mbetet në zemrat tona.

Në emrin tim personal dhe të Federatës së Basketbollit të Kosovës dua të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Dula dhe gjithë komunitetin e basketbollit.

 

Me Respekt

Arben Fetahu

Kryetar i FBK-së




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: