26/10/2022 FBK

Informatori Nr.7/2022- Prince Caffe Superliga

INFORMATORI 2022/2023 Prishtinë 25/10/2022

 

INFORMATORI nr 7. /2022

 

 

Në bazë të raporteve të vëzhguesve, materialeve të mbledhura dhe video analizës nga ndeshjet e Prince Caffe Superliga xhiro e VII të zhvilluara më 22/23.10.2022, Komisioni i Garave bënë regjistrimin e ndeshjeve:

 

KB Vëllaznimi vs KB Trepca           75 – 72

 

Gjyqtari kryesor: Artan Gashi

Gjyqtari 1: Visar Bunjaku

Gjyqtari 2: Dren Pudarolli

Vëzhguesi: Lulzim Maloku

Organizimi i ndeshjes: -Organizatori ka lejuar më tepër VIP ulese se sa

është e lejuar me propozicione te garave

Sjellja e aktoreve:

Skuadra A: Lojtari me nr 15 ( Arber Sinani ) u ndëshkua me GT. për sjellje

josportive 

Skuadra B: Banka e KB Trepçës u ndëshkua me GT. për protestim ndaj referit  

sjellja e shikuesve: -është hedhura një shishe plastmase është fishkelluar

himni i Kosovës para se të filloj ndeshja , shikuesit vendas kane ndezur një

 lecke , qe ka krijuar tym në palestër

Vërejtje tjera: Në minutën e 7-të, të çerekut të 4 , për shkak te gabimit teknik si

 dhe faulit josportiv , lojtari me nr 5 ( Erjon Kastrati ) largohet nga loja .

 

KB Golden Eagle Ylli vs KB Bashkimi 76:73

 

Gjyqtari kryesor: Xhelal Mumini

Gjyqtari 1: Amar Djekovic

Gjyqtari 2: Besim Vitaku

Vëzhguesi: Hajradin Zeka           

Organizimi i ndeshjes: I mirë

Sjellja e aktoreve:

Skuadra A: Fer dhe korrekte,

 

Skuadra B: Fer dhe korrekte, përveç lojtarit me nr. 11 Prentiss Nixon që u ndëshkua meGT

 për reagim jo sportiv, gjithashtu me GT u ndëshkua edhe trajneri Edin Kerveshi për reagim jo sportive.

 

Sjellja e shikuesve: Pas përfundimit të ndeshjes në tribune janë ndezur flakadanë

 

Vërejtje tjera:/

 

KB Sigal Prishtina vs KB Ponte Prizreni 90:88

Gjyqtari kryesor: Ngadhnjim Shabani

Gjyqtari 1: Genc Vitaku

Gjyqtari 2: Arian Kera

Vëzhguesi: Mehmet Xhemajli

Organizimi i ndeshjes: I mirë

Sjellja e aktoreve:

Skuadra A: Fer dhe korrekt përpos lojtarit me numër 27 Lejson Zeqiri i cili ndëshkohet

me gabim teknik për sjellje jo sportive

 

Skuadra B: Fer dhe korrekt përpos lojtarit me numer 14 Urim Zenelaj i cili në minutën e

4-të, të çerekut të 3-të ndëshkohet me gabim teknik dhe i njëjti jo i kënaqur me vendimine

refereve ndëshkohet me gabimin e dyte teknik dhe diskualifikohet.

 

Sjellja e shikuesve:

Vërejtje tjera: Nuk ka pasur printer dhe në mungesë të printerit nuk janë dhënë statistikat

ekipeve

KB Peja vs KB Rahoveci 86:76

Gjyqtari kryesor: Elldin Uglari    

Gjyqtari 1: Atdhe Gocaj

Gjyqtari 2: Erzen Haxhani

Vëzhguesi: Mehdi Gashi

Organizimi i ndeshjes: I mirë

Sjellja e aktoreve:

Skuadra A: Fer dhe korrekte

Skuadra B: Fer dhe korrekte

Sjellja e shikuesve: Fer dhe korrekte

 

 

Vërejte tjera: Të dy Trajnerët e ekipeve nuk kanë qenë të veshur me

kostume. Pas përfundimit të ndeshje lojtari me Nr 4 (Chris Seely) e hedh me top një

të pranishëm në Vip Zone, pastaj ja kthen topin ku lojtarit kthehet nga

tribuna kryesore e ngrit gishtin e Mesëm dhe aty fillojnë hedhjet në

parket ,shishe ,shkrebza. I njëjti person që u godit me top përcjell lojtarin

Me Nr 4 të Rahovecit te hyrja dhe e godet me karrige ku aty bëhet një

tollovi, me ndihmën e sigurimit situata qetësohet.

 NUK KA QENE E MJAFTUSHME POLICIA.

 

Vendime:

Arbër Sinani (KB Vëllaznimi) dënohet me 50 Euro konform nenit 50.1 të PG

Erjon Kastrati (KB Trepca) dënohet me 50 Euro konform nenit 50.1 të PG

KB Vëllaznimi dënohet me 400 Euro në bazë të nenit 49.7 të PG

Lyubomir Minchev (KB Trepca) dënohet me 50 Euro konform nenit 50.5 të PG

Prentiss Nixon (KB Bashkimi) dënohet me 50 Euro konform nenit 50.1 të PG

Edin Kërveshi (KB Bashkimi) dënohet me 50 Euro konform nenit 50.5 të PG

Lejson Zeqiri (KB Sigal Prishtina) dënohet me 50 Euro konform nenit 50.1 të PG

Urim Zenelaj (KB Ponte Prizreni) dënohet me 300 Euro konform nenit 50.1 të PG

Urim Zenelaj (KB Ponte Prizreni) dënohet me 300 Euro konform nenit 50.4 të PG

KB Sigal Prishtina dënohet me 200 Euro konform nenit 48.9 të PG

Chris Seeley (KB Rahoveci) dënohet me një ndeshje konform nenit 50.9 të PG

KB Peja dënohet me 600 Euro konform nenit 49.4 të PG

 

 

Në emër të Komisionit të Garave të Federatës së Basketbollit të Kosovës:

__________________

Leart Hoxha                                                    

Kryesues i Komisionit




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: