31/10/2022 FBK

Informatori Nr.1/2022- Prince Caffe Superliga

INFORMATORI 2022/2023

Prishtinë 13/09/2022

 

INFORMATORI nr 1. /2022

 

  1. KB Bashkimi vs KB Vëllaznimi 71 – 60

 

Gjyqtari kryesor: Ngadhnjim Shabani

Gjyqtari 1: Amar Djekovic

Gjyqtari 2: Genc Vitaku

Vëzhguesi: Mehdi Gashi

Organizimi i ndeshjes: Jo i mirë

Sjellja e aktoreve:

Skuadra A: Fer dhe korekte përvec lojtarit nr1 Altin Morina, i cili u ndëshkua me GT për

Flopping dhe lojtarit nr 8 Devonte Lacy i cili gjithashtu u ndëshkua me GT për flopping.

Skuadra B: Fer dhe korekte, përvec lojtarit nr8 Burim Zekiqi, i cili u ndëshkua për

flopping!

Sjellja e shikuesve: Mirë

Vërejtje tjera: Ndricimi jo i mirë, në semafor nuk kanë punuar faulat për ekipin mysafir,

Nuk ka punuar printeri, nuk ka mbulojë për bankën e ekipit mysafir!

 

 

  1. KB Trepca vs KB Ponte Prizreni 89:61

 

Gjyqtari kryesor: Artan Gashi

Gjyqtari 1: Dren Pudarolli

Gjyqtari 2: Arian Kera

Vëzhguesi: Hajredin Zeka

Organizimi i ndeshjes: I mirë

Sjellja e aktoreve:

Skuadra A: Fer dhe korekte

Skuadra B: Fer dhe korekte, përvec trajnerit Arbnor Rifati, i cili u ndëshkua më GT për

sjellje josportive

Sjellja e shikuesve: Mirë

Vërejtje tjera: Ekipi Ponte Prizreni nuk ka paraqitur fletëparaqitjen me foto të lojtarëve

 

KB Rahoveci vs KB Golden Eagle Ylli 90:88

Gjyqtari kryesor: Dardan Maxhuni

Gjyqtari 1: Elldin Uglari

Gjyqtari 2: Petrit Emra

Vëzhguesi: Azem Hoxhaj

Organizimi i ndeshjes: I mirë

Sjellja e aktoreve:

Skuadra A: Fer dhe korekte

Skuadra B: Fer dhe korekte

Sjellja e shikuesve: Mirë, deri në çerekun IV, 16,4 sec para fundit të ndesjes janë hedhur

2 bombola!

Vërejtje tjera: ka munguar ekrani për DSS, nuk ka qenë gjyqtari ndihmës për 24 sec.

 

KB Sigal Prishtina vs KB Peja 70:76

Gjyqtari kryesor: Xhelal Mumini

Gjyqtari 1: Atdhe Gocaj

Gjyqtari 2: Visar Bunjaku

Vëzhguesi: Bekim Aliu

Organizimi i ndeshjes: Jo i mirë

Sjellja e aktoreve:

Skuadra A: Fer dhe korekte

Skuadra B: Fer dhe korekte

Sjellja e shikuesve: Gjatë zhvillimit të ndeshjes, 28 sekonda, përkatësisht 24 sekonda para

përfundimit të saj, nga tifozët vendas ka pasur hedhje të dy shkrepsave në parket. Kur

koha në semafor ishte 0.3 sekonda para përfundimit të ndeshjes (kur rezultati ishte

70:76), pas ngulitjes së topit në kosh nga ana e lojtarit të Pejës me numër 15, një tifoz ka

tentuar ta sulmojë lojtarin mysafir, në afërsi të koshit të skuadrës së Sigal Prishtinës. Po

në këtë kohë, pas ndërprerjes së ndeshjes, gjatë rrugës për në zhveshtore të lojtarëve të

Pejës, nga shikuesit e futur në parket janë sulmuar lojtarët e Pejës me gjësende të

ndryshme. Po kështu, në këtë kohë, derisa gjyqtarët ishin në mesin e fushës, në drejtim të

tyre ka pasur hedhje të shisheve të plastikës të mbushura me ujë, shkrepësa, por edhe

gjëra të forta, të paidentifikuara mirë. Me vendimin e gjyqtarit kryesor, palestra u zbraz

nga shikuesit, ndërsa koha  e mbetur e lojës, prej 0.3 sekondave vazhdoi pas 12-15

mintash ndërprerjeje.

Vërejtje tjera: Nuk ka

 

 

 

Vendime:

KB Bashkimi dënohet me 500 €, sipas nenit 48.18 të PG

Altin Morina dënohet me 50 €, sipas nenit 50.2 të PG

Devonte Lacy dënohet me 50 €, sipas nenit 50.2 të PG

Burim Zekiqi dënohet me 50 €, sipas nenit 50.2 të PG

Arbnor Rifati dënohet me 50 €, sipas nenit 50.5 të PG

KB Rahoveci dënohet me 200 €, sipas nenit 48.9 të PG.

KB Rahoveci dënohet me 200 €, sipas nenit 49.10 të PG

KB Sigal Prishtina dënohet me 3 ndeshje pa shikues sipas nenit 49.18

KB Sigal Prishtina dënohet me 500 €, sipas nenit 48.18 të PG

 

 

Në emër të Komisionit të Garave të Federatës së Basketbollit të Kosovës:

__________________

Leart Hoxha                                                    

Kryesues i Komisionit




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: