27/12/2020 FBK

Bashkimi rikthehet fuqishëm në çerekun e tretë, mposht Pejën

Bashkimi ka mundur Pejën me rezultat 92:83 (19:33, 25:11, 27:6, 21:23), në kuadër të xhiros së 11-të në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.

Pejanët dominuan në çerekun e parë, duke e fituar këtë pjesë 19:33. Por, vendasit nuk dorëzohen dhe dalëngadalë rikthehen. Prizrenasit fituan periudhën e dytë 25:21, duke shkuar në pushim me shifrat 44:54.

Rikthimi i madh i Bashkimit ndodhi në periodën e tretë, duke qenë dominues ndaj pejanëve, 27:6, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 71:60. Në 10 minutat e fundit u zhvillua lojë e barabartë dhe Bashkimi triumfoi në fund me rezultat 92:83.

Te Bashkimi u dalluan Sean Hoehn me 22 pikë, Shaq Carter me 22 pikë e 13 kërcime, Julian Hamati me 18 pikë e 13 kërcime dhe Musab Mala me 21 pikë e gjashtë asistime, kurse te Peja më i miri ishte Dion Dixon me 31 pikë, derisa munguan dyshja Dardan Berisha dhe Drilon Hajrizi.

Bashkimi ka gjashtë fitore dhe pesë humbje, kurse Peja shtatë fitore dhe katër humbje.




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: