27/12/2020 FBK

Ponte Prizreni fiton derbin kundër Rahovecit

Ponte Prizreni ka shënuar fitore ndaj Rahovecit me rezultat 88:82 (20:20, 25:19, 19:25, 24:18), në kuadër të javës së 11-të në Prince Caffe Superligë.
Ndeshje e baraspeshuar u zhvillua në çerekun e parë dhe këtë e dëshmon edhe rezultati 20:20. Në periudhën e dytë vendasit ishin më të mirë 25:19, duke shkuar në pushim me rezultat 45:39.
E kundërta ndodhi në periudhën e tretë. Mysafirët fitojnë 19:25, derisa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 64:64. 10 minutat e fundit ishin vendimtare në këtë përballje. Ponte fiton 24:18 dhe fiton derbin 88:82.
Xavier Cannefax ishte më i dalluari te Ponte Prizreni me 34 pikë, kurse te Rahoveci, Isaiah Traylor me 18 pikë e 11 asistime.
Tani të dy skuadrat kanë nga tetë fitore dhe tri humbje.



Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: