Të mërkurën në zyrat e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) është nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet FBK-së dhe Federatës së Sportit Shkollor të Kosovës (FESSH).
Marrëveshja është nënshkruar nga kryetari i FBK-së dhe kryetari i FESSH-së, Adrian Telaku.
Qëllimi i këtij Memorandumi është thellimi i bashkëpunimit ndërmjet Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe Federatës së Sportit Shkollor të Kosovës (FESSH). Po ashtu caku i bashkëpunimit është që sa më shumë fëmijë të inkuadrohen në aktivitetet sportive nëpërmes basketbollit.
FBK do ta mbështesë FESSH në edukimin e pedagogëve për punën me fëmijët gjatë aktiviteteve fizike me anë të doracakëve për trajnerë dhe klinikave të basketbollit dhe do ta ndihmon FESSH në kuadër të Ligave të përbashkëta të Sportit Shkollor me rekuizita sportive dhe me heqjen e taksave të referimit.
Ndërkohë, FESSH ndihmon FBK në identifikimin e lojtarë-eve të talentuar-a nëpërmes garave të sportit shkollor, Krijon data bazën e arsimtarëve të cilët merren me trajnimin e basketbollit nëpër shkolla dhe e lejon FBK që ta shfrytëzojë këtë data bazë për qëllimet e veta, Krijon data bazën e fëmijëve të cilët merren me aktivitetin e basketbollit nëpër shkolla dhe e lejon FBK që ta shfrytëzojë këtë data bazë për qëllimet e veta.
Kohëzgjatja e këtij Memorandumi të Bashkëpunimit është katër vjeçare.