Përfundoi me sukses Kampusi Ndërkombëtar, që u zhvillua në Bordeaux, Francë, nga 8 deri më 12 korrik, në kuadër të projektit PROMISE.
Kampi mblodhi përfaqësues nga Kosova, Bullgaria, Spanja, Franca, Irlanda dhe Portugalia, duke krijuar një ambient të pasur ndërkombëtar.
Gjatë këtij kampusi, pjesëmarrëset nga Kosova, përfshirë pesë lojtare, një trajnere, një gjyqtare dhe dy përfaqësuese nga FBK, morën pjesë në një sërë aktivitetesh të ndryshme.
Ligjëratat e mbajtura nga ekspertë të njohur, ndeshjet dhe vizitat në eventin 3x3 Women’s Series ishin disa nga pikat kryesore të kampusit.
Ky event ofroi mundësi unike për të mësuar dhe për të ndarë përvoja me pjesëmarrësit nga vendet partnere.
Projekti PROMISE synon të promovojë përfshirjen dhe pjesëmarrjen e vajzave dhe grave në basketboll në të gjitha nivelet, duke sjellë së bashku shtatë institucione nga gjashtë vende: Spanja, Irlanda, Kosova, Portugalia, Franca dhe Bullgaria.
Pjesëmarrja e Kosovës në këtë Kampus Ndërkombëtar përfundoi me sukses, duke u kthyer me përvoja të reja dhe lidhje të rëndësishme ndërkombëtare.
Falënderojmë të gjithë organizatorët dhe pjesëmarrëset për përkushtimin dhe bashkëpunimin e tyre.