24/03/2025 FBK

Derbi përflak kryeqytetin, Sigal Prishtina triumfon

Derbi përflak kryeqytetin, Sigal Prishtina triumfon

Sigal Prishtina shënoi një fitore të rëndësishme në derbi ndaj Trepçës. Pas kësaj ndeshjeje, të dy skuadrat u barazuan me pikë në tabelë. Lojtarët më të dalluar të sfidës ishin Rašid Mahalbasic me 18 pikë, 9 kërcime dhe 5 asistime, si dhe Josh Nzeakor, i cili kontribuoi me 19 pikë, 6 kërcime dhe 2 asistime.

Golden Eagle Ylli vazhdoi serinë e fitoreve, duke regjistruar të tretën radhazi kundër Pejës. Lojtari më i spikatur i ndeshjes ishte Tulio Da Silva, i cili realizoi 19 pikë, 13 kërcime dhe 1 asistim, duke pasur indeksin më të lartë të sfidës.

Bashkimi triumfoi ndaj Borës në “Sezai Surroi” pas një ndeshjeje të ekuilibruar, ku Mack Smith udhëhoqi ekipin me 18 pikë, 9 kërcime dhe 4 asistime.

Vëllaznimi u rikthye te fitorja pas një përballjeje të vështirë ndaj Proton Cable Prizrenit. Më i dalluari i ndeshjes ishte Atik Koshi me 21 pikë, 7 kërcime dhe 1 asistim, duke qenë vendimtar për suksesin e skuadrës së tij.

 MVP

Rašid Mahalbasic (Sigal Prishtina) – 18 pikë, 9 kërcime, 5 asistime (Indeksi 30)

 Top 5

Rašid Mahalbasic (Sigal Prishtina) – 18 pikë, 9 kërcime, 5 asistime (Indeksi 30)
Josh Nzeakor (Sigal Prishtina) – 19 pikë, 6 kërcime, 2 asistime (Indeksi 28)
Mack Smith (Bashkimi) – 18 pikë, 9 kërcime, 4 asistime (Indeksi 27)
Tulio Da Silva (Peja) – 19 pikë, 13 kërcime, 1 asistim (Indeksi 28)
Atik Koshi (Vëllaznimi) – 21 pikë, 7 kërcime, 1 asistim (Indeksi 25)




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: