06/10/2025 SUPERLIGA E MESHKUJVE

MVP i xhiros së parë të ProCredit Superligës

ProCredit Superliga e Kosovës në basketboll filloi me sfida interesante, që në xhiron e parë.

Derbi u zhvillua në Mitrovicë mes Trepçës dhe GO+ Peja, që përfundoi me fitoren e mysafirëve.

Basketbollisti me indeksin më të lartë nga skuadra mysafire ishte Cesare Edwards. Ai e mbylli ndeshjen me 12 pikë, 11 kërcime dhe një asistim.

Ndërkohë, më i dalluari te Trepça ishte Ja'cori Payne me 20 pikë, tri kërcime dhe 12 asistime.

Bashkimi shënoi fitore bindëse ndaj Vëllaznimit, ku u dallua Tj Brickerstaff me 24 pikë, gjashtë kërcime dhe tri asistime, duke e pasur indeksin 32, apo më të lartin në këtë xhiro.

Rahoveci 029 debutoi me fitore në elitë, ku ndaj Borës, më i miri ishte Philhert Weeks me 23 pikë e shtatë kërcime.

Me fitore e nisi edicionin edhe Sigal Prishtina, duke fituar ndaj Golden Eagle Yllit, ku te bardhekaltrit u veçua Lamb Autrey me 15 pikë, gjashtë kërcime e tetë asistime.

MVP

Cesare Edwards (Peja) 12 pikë, 11 kërcime, 1 asistim, 20 indeksi

Top 5

Cesare Edwards (Peja) 12 pikë, 11 kërcime, 1 asistim, 20 indeksi

Tj Brickerstaff (Bashkimi) 24 pikë, 6 kërcime, 3 asistime, 32 indeksi

Ja'cori Payne (Trepça) 20 pikë, 3 kërcime, 12 asistime, 29 indeksi

Philhert Weeks (Rahoveci 029) 23 pikë, 7 kërcime, / asistime, 26 indeksi

Lamb Autrey (Sigal Prishtina) 15 pikë, 6 kërcime, 8 asistime, 23 indeksi




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: